Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

10 prill 2022 | 11:08

Ka ndërruar jetë zyrtari i LDK-së në Klinë, Aziz Desku.

Lajmin e ka konfirumar kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti.

“Aziz Desku ishte i palodhshëm në veprimtarinë e tij si në Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe në detyrat e funksionet në institucionet komunale në Klinë”, ka shkruar Hoti.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje e mora lajmin se ka ndërruar jetë Aziz Desku, anëtar i kryesisë në Degën e LDK-së në Klinë
Aziz Desku ishte i palodhshëm në veprimtarinë e tij si në Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe në detyrat e funksionet në institucionet komunale në Klinë.
Angazhimi dhe kontributi i Azizit për vite me radhë në Degën e LDK -së në Klinë nuk do të harrohet asnjëherë, por do të mbetet gjallë përgjithmonë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të.
Lavdi jetës dhe veprës se aktivistit dhe intelektualit
Aziz Desku.
Klinë, 10 prill 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kadetët e…