Ndërron jetë zyrtari i policisë, “Abeja”

21 mars 2020 | 09:53

Ka ndërruar jetë zyrtari i policisë nga qyteti i Podujevës. Bëhet fjalë për Naim Sylën, i cili për shumë vite kontribuoi në institucionin e sigurisë. Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë Ditar Hoti, zyrtar i LDK-së në Llap.

Më poshtë njoftimi i tij:

Mëngjes i trishtuar e i hidhur ishte ky i ditës se sotit sepse nga kjo bote shume herët na paska ikur Abeja, një mik i imi tejet i veçantë, nje njeri me virtyte te larta njerëzore, një shok i pashoq, një polic i shkëlqyer,  një qytetar llapian tejet i edukuar,  një mysliman i devotshëm, e mbi te gjitha një prind e familjare shembullore.

Sot, unë e familja ime dhe gjithë ata qe e njohën Naimin, ndajnë dhimbjen me familjen Syla.

Allahu na bashkoftë ne xhenet me te ndjerin.

Amin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romelu Lukaku me zemër të madhe. Sulmuesi belg ka dhuruar…