Ndërron jetë babai i Kobe Bryant, edhe ai ishte basketbollist në NBA
17 korrik 2024
| 11:24
Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së, Joe Bryant.
Ai ishte babai i yllit tanimë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant.
69-vjeçari njihej me nofkën “Jellybean” apo në shqip “Karamelja”.
Thuhet se ish-basketbollisti vdiq si pasojë e një goditje të rëndë.
Joe Bryant vdiq katër vjet e gjysmë pas vdekjes tragjike të djalit të tij Kobe dhe mbesës Gigi.
Bryant Sr. ishte një lojtar i fortë NBA.
Ai u bë pjesë e ligës më të fort të basketbollit në botë me zgjedhjen e katërmbëdhjetë në 1975.
Klubi i tij i parë ishte Golden State.
Ai kaloi gjithsej tetë sezone në NBA duke luajtur për Philadelphia, San Diego Clippers dhe Houston Rockets.