![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/besian-mustafa.jpg)
Ndërtesa e qeverisë u ndriçua me ngjyrat e flamurit LGBT, Mustafa e quan Kurtin mashtrues
18 maj 2023
| 12:57
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “mashtrues tipik”.
Ky reagim i Mustafës ka ardhur pasi Kurti në “Twitter” në gjuhën angleze ka njoftuar se ndërtesa e qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në “Facebook”.
Mustafa ka thënë se në “Twitter” janë votuesit e Kurtit që janë pro komunitetit LGBT, ndërsa në “Facebook” janë votuesit që e kundërshtojnë atë.
“Mashtrues tipik. Poston në ‘Twitter’ në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njëjtën në ‘Facebook’ në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT. Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.