Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Krenar që po bëj këtë investim për kombin tonë

20 prill 2021 | 12:10

Është nënshkruar kontrata mes përfaqësuesve të kompanisë “Mabetex Group” dhe qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Kompania “Mabetex Group” do ta ndërtojë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë “Yda Group”.

Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh pronar i kompanisë “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit tha se ka nderin që është pjesë direkte e kësaj vepre madhështore.

“Kjo kontratë sigurisht ka rëndësinë e vet për arsye se ndodh pas shumë kohe dhe një mori dëshirash që unë i pata që një investim i tillë të ndodh këtu, në trojet tona. Është një rast jashtëzakonisht i mirë edhe për mua, edhe për kompaninë dhe partnerët e mi që bashkëveprojmë në këtë projekt. Jam krenar që këtë e bëj për kombin, për popullin tim”, ka deklaruar Pacolli.

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Gjilani, Genta Ismajli, është…