
Ndërtimi i spitalit të Pediatrisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve po shkon drejt fazës së dytë (Foto)
04 mars 2019
| 10:50
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë dhe Kirurgjisë së fëmijëve ngadalë po hyn në fazën e dytë të tij.
“Ndërtimi i vrazhdë po shkon drejt përfundimit dhe së shpejti pritet nisja e punimeve në ambientet e brendshme”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosovës i ka munguar një spital për kirurgjinë e fëmijëve, i cili do t’i trajtonte të gjitha sëmundjet e tyre pa pasur nevojë që ata t’i dërgojë jashtë vendit për kurim.
“Spitali do të ketë 10 mijë metra katrorë hapësirë, 100 shtretër dhe pajisjet më moderne për trajtimin e fëmijëve tanë”, ka thënë Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë.
/Epoka e re/