Ndërtimi i trotuarit, zgjidhet kontesti mes komunës dhe Stacionit të Policisë në Deçan
02 nëntor 2022
| 12:33
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se është zgjidhur tashmë kontesti për ndërtimin e trotuarit të stacionit të Policisë.
“Më në fund një punë e mirë për Deçanin, që ka të bëjë me ndërtimin e trotuarit të Stacionit të Policisë, kontest tashmë i zgjidhur pas një viti. Falënderoj të gjithë akterët që bënë të mundur implementimin e këtij projekti”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.