Ndërtimi i xhamisë ottomane në Prishtinë, tendencë për ringjalljen e neootomanizmit në Kosovë

21 korrik 2020 | 11:53

Shkruan: Sali Bislimi

Fillimi i ndërtimit të xhamisë së Erdoganit, të arkitekturës otomane, në qendër të Prishtinës, nuk ka asgjë të përbashkët me besimtarët e islamit tradicional shqiptar, por në fakt ky është një projekt tipik politik, me qellim të përhapjes së neootomanizmit në Kosovë dhe pjesën myslimane të Ballkanit Perëndimore.
Vet financimi i saj nga Dijaneti i Turqisë, dëshmon politizimin e islamit nga Turqia në këtë pjesë të Evropës, të cilën dikur Perandoria Otomane e kishte sunduar me shekuj, me dhunë, gjak e gjenocid të paparë.
Republika e Kosovës është shtet laike dhe sekulare, e cila është në presion të qarqeve të ekstremit islamik, për ta kthyer islamin politik dhe radikalizmin fetar në Kosovën e brishtë, e cila konsiderohet kafshatë e lehtë e këtyre qarqeve të rrezikshme për shtetin e Kosovës, e cila ka probleme shumë më të mëdha se sa ato fetare.
Agjenda e Kosovës do të duhej të ishte perspektiva evropiane dhe integrimi euro-atlantik, anëtarësimi në NATO dhe BE e kurrsesi kthimi në të kaluarën e erret të radikalizmit islamik dhe otomanizmit shkatërrimtar.
Xhamia e Erdoganit në Prishtinë me ndihmën e vazalëve të tij në krye të BIK-ut, të cilët synojnë ta kthejnë vendin tonë në Vilajet të Turqisë dhe ta largojnë nga Evropa, miqësia me ShBA, duke e futur ngadalë dhe tinëzisht nen sqetullat e ndikimit turko-ruso-serb!
Askush nuk është kundër besimit islam në Kosovë, si besim i popullit të Kosovës, por të gjithë do të duhej të ishim kundër tendencave të rrezikshme të diktatorit Erdogan, për ta zbehur identitetin tonë kombëtar me identitetin e radikalizmit të islamit politik për çka edhe Turqia ka filluar të ndërtojë xhaminë në Prishtinë.
Vet lokacioni, madhësia, financimi dhe qëllimi i saj djallëzor është një tendencë vetëvrasëse e shtetit të Kosovës, i cili rrezikon me çnjohjet ndërkombëtare, humbjen e besimit dhe mbështetjes së miqve amerikanë dhe evropianë, e kjo do ishte një fitore e Turqisë dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e disa krerëve të BIK-ut por edhe disa liderëve politikë, të cilët për një grusht votash heshtin dhe me një oportunizëm primitiv e godasin Kosovën mu në substancën e saj si shtet.
Institucionet e Kosovës dhe BIK-u, duhet ta rishikojnë me kujdes ketë projekt politik dhe djallëzor, para se të bëhet tepër vonë për Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar do të përballet me pasoja, nëse vazhdon…