Ndërtimi rriti ekonominë në Shqipëri, por nuk ndikoi në shtimin e punësimit
Sektori i ndërtimit ishte faktori kryesor i rritjes ekonomike në vitin 2022, në Shqipëri. Por gjatë periudhe pati një ulje të punësimit në këtë sektor.
Sipas të dhënave të INSTAT sektori i ndërtimit u rrit me 20.6% gjatë vitit të kaluar, por kontributi në punësimin total ishte 7.6%, nga 8.1% që ishte në vitin 2022.
Vitin e kaluar, ekonomia e vendit u rrit me 4.8%, ku vetëm sektori i ndërtimi kontribuoi me 20% në totalin e rritjes ekonomike. Edhe për faktin se ndërtimi ishte sektori më me rritje në ekonomi, nuk ndikoi që të kishte më shumë vende pune, raporton Euronews.al.
Përvec rritjes në sektorin e ndërtimit, një gjë e tillë është vënë re edhe në atë të turizmit, pasi vitet e fundit është rritur numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri.
Mungesa e rritjes së shifrave të punësimit, kryesisht lidhet me informalitetin dhe punësimin pa kontrata.