Ndërtohen 11 rrugë në Gjilan në vlerë prej 300 mijë eurove
27 tetor 2018
| 12:16
Në lagjen “Arbëria” të Gjilanit kanë filluar të ndërtohen 11 rrugë duke përfshirë edhe ujësjellësin dhe kanalizimin.
Vlera e këtij projekti kap shumën e mbi 300 mijë eurove.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka dalë t’i shoh nga afër punimet dhe ka premtuar që gjatë këtij mandati do të përfundohen të gjitha investimet në infrastrukturë.
“Investimet në lagjen “Arbëria” i kemi prioritet, por jemi duke punuar në disa lokalitete dhe fshatra në të njëjtën kohë. Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar dhe po punojmë shumë që secila familje ta ketë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjatë këtij mandati qeverisës do t’i përmbyllim të gjitha investimet në infrastrukturën bazike dhe nuk ka me pas më lloç e vada”, ka thënë Haziri.