Ndeshja Bayern Munich-Real Madrid i besohet gjyqtarit Clement Turpin
28 prill 2024
| 14:06
Të martën dhe të mërkurën zhvillohen gjysmëfinalet e para të Ligës së Kampionëve.
Në “Allianz Arena”, Bayern Munich do të jetë nikoqir i Real Madridit.
UEFA ka caktuar gjyqtarin francez, Clement Turpin për ta ndarë drejtësinë në këtë përballje.
Ndeshja mes Bayernit dhe Realit zhvillohet ditën e martë, më fillim nga ora 21:00.