Ndeshja Bjellorusi – Kosovë zhvillohet në Budapest
04 maj 2023
| 12:56
Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi-Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.
Tri ditë para kësaj ndeshje, “Dardanët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.