Ndeshja e parë i takon Ferizajt

10 maj 2023 | 23:07

Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë me Vushtrrinë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të mërkurën në Ferizaj, skuadra vendase fitoi me rezultat 25:18. Në pjesën e parë ferizajaset u shkëputën deri në pesë gola, por mysafiret nuk u dorëzuan. Në pjesën e dytë epërsia e Ferizajt ishte dukshëm më e lartë, ndërsa në fund rezultat ishte 25:18.

Mirjeta Dinolli, Albulena Kelmendi e Meri Koneski i shënuan nga katër gola për Ferizajn. Nga tri i kishin Shkurta Mehmeti, Simone Keita e Shijesa Zeneli.

Te Vushtrria, pesë gola i shënoi Burneta Rama, ndërsa katër i kishte Kosovare Avdiu. Halime Beqiri i shënoi tri gola, ndërsa Donita Kasumi, Agnesa Hysa e Gentiana Basholli i kishin nga dy. Ndeshja e dytë gjysmëfinale është në fundjavë në Vushtrri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi tregon forcën në gjysmëfinalen e parë të derbit ndaj…