Ndeshja e parë në histori të klubit në garat evropiane, Malisheva nxjerr në shitje biletat për Ligën e Konferencës

07 korrik 2024 | 11:54

Malisheva është gati për ta zhvilluar ndeshjen e parë në histori të klubit në garat evropiane.

Skuadra që përfundoi e katërta sezonin e kaluar në Superligë, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të luaj me malazezët e Budocnost.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë derisa Malisheva ka nxjerr në shitje biletat për këtë duel.
Për dy tribunat mbrapa golave bileta kushton 5 euro, derisa në pjesën perëndimore 10 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi…