Ndeshja Juventus -Napoli në pikëpyetje

04 tetor 2020 | 15:44

Napoli nuk udhëton për në Torino për shkak të koronavirusit. Rreziku nuk është në qytetin verior të Italisë por skuadra e Napolit ka vendosur të respektojë rregulloren shëndetësore të autoriteteve lokale të qytetit.

Çështja është kthyer jo vetëm në shqetësim për federatën e futbollit por janë përfshirë edhe struktura shtetërore.

Dy futbollistë të Napolit kanë rezultuar pozitiv më koronavirus dhe pjesa tjetër e lojtarëve është urdhëruar të karantinohet.

Nga ana tjetër, Juventus ka zbritur në fushë në seancën e fundit për të përcaktuar detajet e mbetura për formacionin. Bardhezinjtë kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në stadium në orën e ndeshjes.

Fillimisht u mendua se Napoli do ta humbte takimin 3-0 në tavolinë por ekipi i De Laurentiis po mendon të ankimojë, pasi zyra shëndetësore rajonale e Napolit ka deklaruar se në këtë rast i takon asaj të vendosë për shëndetin e qytetarëve të Napolit, qofshin këta edhe lojtarët e skuadrës së futbollit.

Informacionet më të fundit janë se federata dhe të dy klubet po mendojnë ta shtyjnë ndeshjen për një tjetër datë./Tv Klan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani pritet që t’i bashkohet skuadrës së…