Ndeshja Kosovë – Norvegji zhvillohet në Mitrovicë
24 dhjetor 2021
| 17:09
Federata e Basketbollit e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë një sërë vendimesh, ndërsa ka vendosur që ndeshja ndërkombëtare Kosovë – Norvegji të luhet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
“Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2021 në Prishtinë ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022, të zhvillohet në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.