Ndeshja kundër Çekisë, Sylvinho: Duhet të japim maksimumin

15 nëntor 2024 | 19:35

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se ndeshja ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për Nations League, është e vështirë.

Gjatë konferencës për media, Sylvinho u shpreh se kuqezinjtë duhet të japin 100 përqind në fushë, për të marrë rezultat pozitiv.

“Gjithmonë, ndeshja e radhës është më e vështira, e rëndësishme. Janë në avantazh, kanë një pikë më tepër. Grupi është i ekuilibruar, i vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, duhet të japim nesër në fushë 100 përqind nëse duam të marrim rezultat të mirë. Ne kemi avantazh që luajmë në stadiumin tonë”, theksoi Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian…