
Ndeshja me Azerbajxhanin, flet kapiteni Dardan Berisha
19 shkurt 2025
| 16:01
Para dy ndeshjeve mjaftë të rëndësishme ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.
Ai ka ftuar tifozët “Dardanët” që të jenë në numër të madh në sallë për të përgatitur Kosovën drejt rezultateve pozitive, raporton “Epoka e re”.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë ku jemi përgatitur nga dy herë në ditë. I kemi dy ndeshje më rendësi dhe të vështira dhe besojë se ‘dardanët’ do të mbushin sallën dhe të na mbështesin pasi kemi nevojë të madhe. Motivin e kemi maksimal dhe dihet për çka po luajmë dhe kënd e prezantojmë. Ftojë tifozët që të mbushin sallën dhe bashkë të festojmë rezultatet pozitive”, ka thënë Berisha.