Ndeshja me Skocinë, vendimtare për Panuccin
17 tetor 2018
| 16:17
Shqipëria ka zhvilluar ndeshje jo të mira deri më tani në Ligën e Kombeve dhe rrezikon seriozisht të bie në Divizionin D, kur ka edhe një ndeshje për të luajtur. Pikërisht sfida me Skocinë do të jetë edhe vendimtare për trajnerin Christian Panucci, i cili në rast se nuk fiton ndaj skocezëve pritet të shkarkohet nga stoli i kuqezinjve.
Të paktën kështu shkruajnë mediet në Shqipëri, sipas së cilave presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ka dhënë ultimatum Panuccit për ta fituar ndeshjen ndaj Skocisë. Në rast dështimi ai do të largohet dhe Shqipëria do të kërkojë një trajner të ri, i cili do t’i drejtojë kuqezinjtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.