Ndeshja ndaj Zvicrës, ‘dardanët’ kanë një njoftim

05 shtator 2023 | 17:00

Ballafaqimi i Kosovës me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” po pritet me shumë entuziazëm nga ana e tifozëve te futbollit në Kosovë.

Biletat për këtë ndeshje janë shitur që të gjitha brenda pak orësh, ndërsa “Dardanët” kanë bërë të ditur se një koreografi e veçantë do të shpaloset në tribuna. Por, ky grup sot ka dalë me një tjetër njoftim duke shkruar se ndeshja kundër Zvicrës është e zakonshme sikur të gjitha të tjerat.

“Të shtunën për ne do te jetë një ndeshje e zakonshme, por e rëndësisë së njëjtë. Asgjë më shumë dhe më pak sesa besimi në fitore nuk na duhet.    Kështu, të bashkuar do të marshojmë drejt stadiumit për ta përkrahur Kosovën drejt sfidës së radhës”, kanë shkruar “dardanët”

Më tutje ata kanë bërë të ditur se biletat për anëtarët e këtij grupi kanë filluar të shpërndahen sot. “Njoftojmë se shpërndarja e biletave për anëtarët e ‘dardanëve’ ka filluar nga sot. Këtë detyrë do ta kryejnë personat përgjegjës që janë përfaqësuesit nëpër qytete te ndryshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerika është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në…