Ndeshja Prishtina – Ballkani zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’
18 shkurt 2022
| 11:46
Ndeshja e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtina dhe FC Ballkani do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja Prishtinë – Ballkan do të zhvillohet në orën 13:30 dhe do të transmetohet direkt në platformën “Art Motion”, si dhe në “Klan Kosova”.
“Prishtina as duelin ndaj Ballkanit, sikurse atë ndaj Drenicës në Kupën e Kosovës, nuk do ta zhvillojë në folenë e saj, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Prishtina para kësaj ndeshje renditet në pozitën e pestë me 24 pikë të mbledhura, derisa Ballkani ndodhet në vendin e dytë, me 36 pikë.