Ndeshja Veteranët – Estrada në shënim të ditëlindjes së Vokrrit

23 korrik 2020 | 11:01

Sot (e enjte) për nder të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka ndërruar jetë dy vjet më parë, nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët”, do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.  Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Për shkak të situatës së pandemisë, ndeshja zhvillohet pa praninë e tifozëve. Grumbullimi i të ftuarve në këtë ndeshje fillon në orën 18:00, raport “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…