Ndeshje interesante në elitën e futbollit
Ndeshje interesante do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën si dhe të martën që vjen në Superligën e Kosovës në futboll. Kryesuesit e elitës, Drita që po kalojnë nëpër një formë të mirë e presin Dukagjinin e Ismet Munishit.
Kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë për faktin se klubi nga Klina dinë të befasojë klubet që pretendojnë titullin. Ndeshja tjetër që zhvillohet nesër (e shtunë) është mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Kryeqytetasit në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje dhe synojnë tri pikët e plota, derisa gjilanasit pas humbjes nga Malisheva në xhiron e kaluar tash synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dielën Malisheva që po vazhdon fuqishëm garat në Superligë e pret Feronikelin ’74 nga e cila ndeshje pret fitore. Ndërsa kampionët në fuqi, Ballkani pas eliminimit nga Kupa e synojnë këndelljen në kampionët në përballje me Ferizajn. Të martën që vjen zhvillohet ndeshja mes Suharekës dhe Llapit.
SUPERLIGA – Java 16
Të shtunën takohen:
Drita – Dukagjini
Prishtina – Gjilani
Të dielën takohen:
Malisheva – Feronikeli ’74
Ferizaj – Ballkani
Të martën takohen:
Suhareka – Llapi