Ndeshje interesante në futboll

14 shkurt 2025 | 12:22

Nesër (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, kurse dy të tjera zhvillohen pasnesër (e diele). Ndërsa kjo xhiro mbyllet të martën me ndeshjen mes Malishevës dhe Ferizajt.

Të shtunën nga ora 17:00 në kryeqytet zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe lideres aktuale të elitës, Dritës nga Gjilani. Të dy këto skuadra janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës dhe tash synojnë të vazhdojnë me fitore edhe në Superligë. Drita është në formë të mirë ku nga nëntë ndeshjet e fundit triumfuese ka dalë në tetë prej tyre, por kjo nuk e zbehë aspak synimin e kryeqytetasve për të dalë fitimtar. Po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Suharekës dhe Dukagjinit, e cila fillon nga ora 13:00.

Këto dy skuadra janë eliminuar nga gara e Kupës dhe tash krejt fokusin e kanë në elitë. Të dielën, Gjilani që u eliminua nga Kupa e pret skuadrën kampione në fuqi, Ballkanin, derisa Feronikeli është nikoqir i Llapit. Këto dy ndeshje mjaftë interesante do të zhvillohen nga ora 13:00. Ndeshja e fundit   kësaj xhiro zhvillohet ditën e martë nga ora 13:00 ku përballen Malisheva dhe Ferizaj.

SUPERLIGA – Java e 20

Të shtunën takohen:
Suhareka – Dukagjini
Prishtina – Drita

Të dielën takohen:
Feronikeli 74 – Llapi
Gjilani – Ballkani

Të martën takohen:
Malisheva – Ferizaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha Në një ditë të mbushur me…