Ndeshje interesante në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

13 mars 2025 | 11:24

Dy skuadra italiane do të luajnë në orën 18:45 në ndeshjet e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Evropës. Lazio e trajnerit Baroni udhëton në Çeki me avantazhin e ndeshjes së parë (2-1) kundër Viktoria Plzen, ndërsa Roma do të përballet me Athletic Bilbaon në një stadium që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Pas fitores 2-1 të siguruar në minutat shtesë nga Shomurodov, ekipi i Claudio Ranierit do të kërkojë një biletë për çerekfinale.

Në Ligën e Konferencës, është radha e Fiorentinës, e cila do të presë në “Franchi” Panathinaikosin. Një ndeshje ku nuk ka vend për gabime, pasi ekipi italian duhet të përmbysë humbjen e parë (3-2).

Liga e Evropës – Programi i ndeshjeve

Olympiakos – Bodø/Glimt (Ora 18:45)
Athletic Bilbao – Roma
Lazio – Viktoria Plzen
Eintracht Frankfurt – Ajax
Tottenham – AZ Alkmaar (Ora 21:00)
Lyon – Steaua Bukuresht
Manchester United – Real Sociedad
Rangers – Fenerbahçe

Liga e Konferencës – Programi i ndeshjeve

Rapid Vienna – Borac Banja Luka (Ora 18:45)
Djurgårdens IF – Pafos
Cercle Brugge – Jagiellonia Białystok
FC Lugano – NK Celje
Fiorentina – Panathinaikos (Ora 21:00)
Vitória Guimarães – Real Betis
Chelsea – Kopenhagen
Legia Varshavë – Molde

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë në vizitë…