
Ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vemendja në përballjen Real – City
19 shkurt 2025
| 11:30
Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar katër ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.
Dje gjatë mbrëmjes u zhvilluar katër ndeshjet e para të ‘play-off’-it, ku nuk munguan befasitë, sikurse ajo e Feyenoordit që eliminoi Milanin dhe Club Brugge që eliminoi Atalantan. Tutje kaluan edhe Bayern Munichu dhe Benfica.
Interesant pritet të jetë edhe në katër ndeshjet e sotme, ku në dy nga to ka mbetur gjithçka e hapur rreth kalimit në fazën tjetër, ndërsa dy ndeshjet tjera favoritët janë shumë më të qartë.