Ndeshje interesante në Superligë

28 shkurt 2025 | 15:58

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të premten e ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo xhiro pritet të zhvillohet në tri ditë, duke filluar nga dita e shtunë me dy ndeshje, të diele dy të tjera dhe të hënën ndeshja e fundit.

Dy ndeshjet e para janë mes Suharekës e Gjilanit dhe Feronikeli ’74 e Dukagjini, të cilat do të luhen nesër nga ora 14:00. Të dielën do të luhen dy ndeshjet tjera: Drita-Ferizaj dhe Malisheva-Ballkani. Derbi mes Prishtinës dhe Llapit është caktuar të zhvillohet të hënën, ku kësaj radhe do të luhet nën dritën e reflektorëve nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin…