Ndeshje interesante në Superligën e basketbollit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë e Prince Caffe Superligës. Takimi i parë dhe i vetëm i së shtunës zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit.
Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe tri humbje, ndërsa ajo rahovecase është në krizë me një fitore e tetë humbje (radhazi). Fitorja është e vlefshme për të dyja skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion. Vëllaznimi që ka ngritje të formës do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një ndeshje interesante, ndërsa palestra ‘Shani Nushi’ në Gjakovë pritet të jetë e mbushur me adhurues të basketbollit.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet në mes të skuadrave prizrenase, Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Ponte ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje. Tifozët prizrenas kanë rastin të shohin një përballje të bukur në “Sezai Surroi”. Për ndeshjen Golden Eagle Ylli – Peja do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.
PRINCE CAFFE SUPERLIGA – JAVA 10
Të shtunë takohen:
19:00 Trepça – Rahoveci
Të dielën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
Golden Eagle Ylli – Peja (Rezultati i Ligës Unike)