Ndeshje interesante në xhiron e fundit

21 dhjetor 2022 | 11:31

Të mërkurën janë katër ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor. Pas të mërkurës do të luhet vetëm edhe ndeshja e mbetur mes Besa Famgasit dhe Rahovecit.

Por fillimisht fokusi është te ndeshjet e xhiros së 14-të. Janë disa ndeshje që priten me interes nga hendbolldashësit.

Vushtrria-Llapi luhet prej orës 17:30, me skuadrën vendase që synon ta vazhdojë ecurinë pozitive. Ndërkohë të tri ndeshjet që fillojnë prej orës 19:00 pritet të jenë me rivalitet dhe interesante. Prishtina është favorite në ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit, ndërsa derbi vlerësohet përballja mes Trepçës e Rahoveci. Mitrovicasit kishin fituar në Rahovec me një gol dallim dhe kërkojnë sërish fitoren. Por “vreshtarët” udhëtojnë me plane tjera.

Dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi e Kastrioti, takohen në Gjakovë. Edicion më të mirë deri më tani ka pasur Kastrioti i Ferizajt, por Vëllaznimi natyrisht synon pikët.

Në tabelë udhëheq Besa Famgas me 21 pikë. Nga 16 i kanë Prishtina e Trepça. Kastrioti i ka 13 pikë, dy më shumë se Rahoveci. Pasojnë Vushtrria e Vëllaznimi me nga dhjetë pikë, Deçani me pesë dhe Llapi që vazhdon të jetë në kërkim të pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Dr. Nexhat Çoçaj Pas largimit të ushtrisë së Perandorisë…