Ndeshje jetike për ‘Dardanët’ kundër Norvegjisë

17 shkurt 2022 | 16:59

Kosova më 27 shkurt do të përballet me Norvegjinë në “Minatori” të Mitrovicës. Takimi që zhvillohet nga ora 19:00 është në kuadër të rrethit të parë të parakulifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në sfidën e parë mes tyre fitoi Norvegjia me shifrat 86:77 dhe “Dardanët” duhet të fitojnë me dhjetë pikë dallim në mënyrë që të jenë më të mirë në ndeshjet direkte.

Ndërkohë, Kosova arriti një fitore të madhe, duke mundur Danimarkën me shifrat 78:33. Në Grupin C, fillimisht më 24 shkurt, do të zhvillohet dueli mes Danimarkës dhe Norvegjisë, ndërsa më 27 shkurt zhvillohet përballja Kosova – Norvegjia.

Më 30 qershor zhvillohet sfida në mes të Danimarkës dhe Kosovës, kurse më 3 korrik dueli i fundit në grup ndërmjet Norvegjisë dhe Danimarkës. Momentalisht Norvegjia ka një fitore, Kosova një fitore dhe një humbje, si dhe Danimarka një humbje. Vendi i parë kualifikohet në rrethin e ardhshëm, si vendi i dytë më i mirë nga tri grupet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja Michelle Gisin e ka fituar të enjten medaljen e…