Ndeshje jetike për ne, duam revanshin ndaj Bayernit

08 dhjetor 2021 | 09:54

Mempihs Depay e cilëson si jetike sfidën e fundit të Barcelonës në Champions ndaj Bayernit. Sulmuesi holandez është i vetëdijshëm se fati i skuadrës së tij është në dorën e tyre nga kjo super ndeshje.

“Është mundësia jonë e fundit, është si një finale. Duhet të përgatitemi shumë mirë në aspektin mendor për të dhënë gjithçka dhe për të marrë rezultatin.

Duam revanshin pas humbjes 3-0 të pësuar në Camp Nou. Do të ishte e rëndësishme për mua të shënoj, por më e rëndësishme është të kualifikohemi. Jemi Barça dhe gjithçka është e mundur.

Europa League? Jo, faleminderit: Nuk mendoj për asnjë kompeticion tjetër që nuk është Champions League. Është kompeticioni ku duhet të luajë Barcelona”, u shpreh sulmuesi holandez, i cili ka qenë protagonist shpesh herë me golat e tij gjatë këtij sezoni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka qenë në…