Ndeshje të mira sot në fushën e futbollit

24 tetor 2021 | 08:50

Të dielën futbolldashësit do ta kenë ditën e mbushur me plot ndeshje që do të mund t’i përcjellin.

Sot do të ketë shumë derbi për të kënaqur shijet e gjitha tipeve të fansave.

Në pamundësi të shumicës për t’i ndjekur nga afër në stadiume do të kenë mundësi që t’i përcjellin nga ekranet televizive.

Dita futbollistike do të nis me “El Clasicon” e cila do të zhvillohet në “Camp Nou” prej orës 16:15.

Jo më pak interesante është përballja e Manchester United dhe Liverpool-it e cila fillon prej orës 17:30.

Në Serie A do të ketë dy derbi.

Roma – Napoli e cila fillon nga ora 18:00 dhe Inter Juventus që nis nga ora 20:45.

Në Ligue 1 do të jetë po ashtu një përballje interesante. Ajo mes Marseille dhe Paris Saint Germain që nis nga ora 20:45.

Edhe në Eredivisie në Holandë do të ketë përballje mes rivalëve të vjetër. Ajax-Psv Eindhoven do të nis nga ora 16:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i ri i një province veriperëndimore iraniane u godit…