Ndeshjet e ‘Elite Round’ të Ligës së Kampionëve zhvillohen në Kosovë

31 tetor 2023 | 15:11

Ndeshjet e fazës “Elite Round” në grupin ku do të jetë e përfshirë FC Prishtina 01 do të zhvillohen në Kosovë. UEFA ka vendosur që kampionit të Kosovës t’ia besojë organizimin e ndeshjeve të grupit, shorti i të cilës fazë do të tërhiqet të enjten.

Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Kësisoj, kryeqyteti do të jetë mikpritës i top-ekipeve evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin…