
Ndeshjet e fundit për Final 4
Të martën (sot) zhvillohen ndeshjet e fundit apo të xhiros së dhjetë në Ligën Unike të Femrave, ku do të përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse në Final 4, që do të luftojnë për titullin e kampionit.
Flamurtari dhe Peja 03 përballen në Vlorë, në një sfidë interesante dhe emocionuese, pasi të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e katër humbje.
Dueli tjetër është ndërmjet skuadrave kryeqytetase shqiptare Partizani dhe Tirana, që kanë nga katër fitore e pesë humbje.
Bashkimi-Junior 06 Moni Bau është regjistruar me rezultat 88:65, nga Superliga Femrat Kosovë.
Bashkimi, kampion i Kosovës është kualifikuar nga vendi i parë me nëntë fitore dhe një humbje, derisa Junior 06, edicionin e parë në Ligën Unike Femrat e përfundoi me një fitore e nëntë humbje.
Final 4 i Femrat do të zhvillohet në Shqipëri më 18-20 mars.
Liga Unike Femrat-Java 10
E martë
18:00 Flamurtari-Peja 03
17:30 Partizani-Tirana