
Ndeshjet e Kupës, mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ballkani po avancon ndaj Malishevës në udhëtim me rezultat 2:0, në ballafaqimin kryesor të kësaj faze.
Danfa dhe Gripshi i shënuan golat e epërsisë së ekipit të Ilir Dajës. Nga ana tjetër, skuadra e Qëndrim Kidës tentoi disa herë, por ishte e pafuqishme të shënonte gol.
45 minutëshi i dytë pritet të jetë mjaft interesant, me Malishevën që do ta tentojë përmbysjen, derisa kampionët e Kosovës do të mundohen ta menaxhojnë si duhet kapitalin e krijuar në pjesën e parë.
Ndërkohë, në duelin tjetër çerekfinal, Vjosa dhe Suhareka po luajnë baras, 0:0. Siç dihet, dje në gjysmëfinale shkuan Prishtina dhe Drita, të cilat i eliminuan Trepçën ’89 respektivisht Dukagjinin.