Ndeshjet e Ligës së Evropës zhvillohen në Gjermani

17 qershor 2020 | 18:44

Ndryshe nga Liga e Kampionëve, ndeshjet e Ligës së Evropës do të luhen në katër qytete të ndryshme të Gjermanisë: Koln, Duisburg, Dyseldorf dhe Gelserkishen. Ky kompeticion do të rifillojë më 5 gusht.

Ky ishte vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për Ligën e Evropës. Sipas programit, më 5-6 gusht do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Çerekfinalet do të luhen më 10-11 gusht në 4 qytetet e sipërpërmendura. Gjysmëfinalet do të luhen më 16-17 gusht dhe finalja më 21 gusht në Koln, edhe pse ishte vendosur para fillimit të sezonit të luhej në Gdansk të Polonisë.

Takimet nga faza çerekfinale deri në fund do të luhen me një ndeshje të vetme. Ndeshjet e fazës 1/16-ve Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të zhvillohen me vetëm një ndeshje. Nga ana tjetër, UEFA përcaktoi dhe ku do të zhvillohen finalet e 3 edicioneve të ardhshme të Ligës së Evropës. Gdansku (Poloni) pret finalen e 2021-shit, Sevilla (Spanjë) do ta mbajë finalen e 2022-shit, ndërsa në Hungari do të zhvillohet finalja e 2023-shit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar rishikimin…