Ndeshjet e qershorit, Zvicra fton Xhakën, Shaqirin dhe Zeqirin

31 maj 2023 | 15:00

Reprezentacioni i Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.

Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar edhe tre futbollistë shqiptarë.

Mesfushori Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë ftuar nga Zvicra për dy ndeshjet e muajit qershor. Zvicra që është në Grupin I së bashku me Kosovën, më 16 qershor luan në udhëtim te Andorra. Tri ditë më vonë “helvetikët” luajnë para shikuesve të tyre kundër Rumanisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…