Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës zhvillohen më 2 dhe 3 qershor
19 maj 2020
| 15:36
Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës.
Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.
Ende nuk ka datë sa i përket finales së Kupës. Në anën tjetër Superliga e Kosovës pritet të fillojë katër ditë më vonë me 7 qershor.