Ndëshkohet kompania kineze, shkeli sanksionet amerikane kundër Iranit
SHBA-ja ndërmori sot masa ndëshkuese kundër një kompanie publike kineze, e akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane për bllokimin e blerjes së naftës iraniane.
“Në kuadër të fushatës tonë të presionit maksimal kundër Iranit, SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër entitetit kinez ‘Zhuhai Zhenrong’ dhe drejtorit të saj të përgjithshëm Youmin Li, ata kanë shkelur ligjin amerikan duke pranuar naftë nga ana e Teheranit”, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo në një fjalim në Florida.
Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në maj 2018 nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 të arritur nga shumë fuqi të mëdha me Teheranin për të penguar që ky i fundit të pajisje me armën atomike, duke e gjykuar si shumë të dobët.
Që prej asaj kohe, presidenti amerikan ka rivendosur sanksionet që ishin hequr në kuadër të kësaj marrëveshje dhe i ka ashpërsuar gradualisht./ATSH/