NDEZEN QIRINJË NË NDERIM TË VIKTIMAVE TË GJENOCIDIT NË KOSOVË
15 janar 2022
| 20:44
Sonte, më 15 janar 2022, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, nga ora 19:30 janë ndezur qirinjë në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, njofton „Epoka e re“.
Nën organizimin e Qendrës „Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur“ si dhe me vetiniciativë të qytetarëve qirinjë janë ndezur në sheshin „Skënderbeu” në Prishtinë, në qytete tjera të Kosovës si dhe nga bashkatdhetarët në qytete të shumta në Evropë.
Kuvendi i Kosovës më 16 maj 2019 ka qendosur që 15 janari, dita e masakrës në Reçak, të jetë DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË.