Ndihma e tretë ushtarake amerikane arrin në Ukrainë – do të shfrytëzohet në rast të agresionit rus
Një dërgesë e tretë me ndihma ushtarake amerikane sot ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet rriten pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas ndërsa vendet perëndimore dhe NATO rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore.
Imazhet treguan punëtorët që shkarkonin arka me pajisje dhe municione në aeroportin Boryspil jashtë Kievit, me disa kontejnerë të vendosur qartë me fjalët “50 cal”.
Pjesa më e madhe e municioneve do t’u dërgohet “mbrojtësve të vijës së parë” të Ukrainës, raporton nypost.
Dorëzimi është pjesë e një pakete mbështetjeje sigurie prej 200 milionë dollarësh të miratuar nga presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Telegrafi.
“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre janë duke qëndruar së bashku në përshpejtimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën”, shkroi Sekretari i Shtetit. Antony Blinken të premten e kaluar në Twitter përpara dërgesës së parë të “ndihmës vdekjeprurëse”.
“Ne po përdorim të gjitha mjetet e disponueshme të bashkëpunimit të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit rus”, shtoi ai.
Grupi i parë prej 90 tonësh pajisje ushtarake filloi të arrinte të shtunën në Ukrainë, pasi bisedimet midis Blinkenin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov mbi kërkesat e Kremlinit për garanci sigurie nga Perëndimi nuk arritën një përparim.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, ka këmbëngulur që SHBA dhe aleatët e saj evropianë të mos lejojnë që Ukraina dhe shtetet e tjera të ish-bllokut sovjetik të bëhen anëtarë të NATO-s.
Ngritja masive ushtarake dhe kërcënimet e një pushtimi të afërt kanë shtyrë Pentagonin të vendosin deri në 8,500 trupa në “gatishmëri të shtuar” dhe NATO-n për të forcuar forcat e saj “parandaluese” në Evropën Lindore me anije dhe aeroplanë luftarakë shtesë.