Ndihma për Mariupolin është prioriteti i Ukrainës
13 mars 2022
| 16:39
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se detyra më e rëndësishme është që të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Ai ka thënë se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 kilometra – rreth dy orë me makinë – nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.
“Ne po bëjmë gjithçka për të thyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse”, ka shkruar Zelensky në një postim në “Facebook”.