Ndihmëssekretari amerikan i jep çmim Kryeshefit të IPK për operacionin antikorrupsion “Pika”
Kryeshefi i IPK’së, Kushtrim Hodaj, ka njoftuar se sot është takuar me ndihmës sekretarin amerikan Todd Robinson.
Ai ka thënë se ka pranuar çmim për operacionin antikorrupsion “Pika”.
“Jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres sot, së bashku me Drejtorin e Policisë dhe bashkëpunëtor, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet Ndërkombëtare të Drogave dhe Zbatimit të Ligjit (INL) z. Todd D. Robinson. Nga z. Robinson, kam pranuar çmimin për sukses të jashtëzakonshëm operacional gjatë vitit të kaluar në Washington, për realizim të suksesshëm nga IPK të operacionit antikorrupsion “Pika”. Ndërsa në takimin e sotëm patëm mundësinë ta njoftojmë gjerësisht për rezultatet dhe sfidat e institucioneve tona, njëkohësisht e falenderova për mbështetjen e pakursyer të Qeverisë Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës.”