Ndihmëssekretari i shtetit Mitchell kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë
Të hënën në Kosovë ka qëndruar ndihmëssekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.
Ai së pari është takuar me presidentin Hashim Thaçi , me të cilin ka mbajtur një konferencë për medie, pastaj është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, por me dyer të mbyllura.
Nga konferenca me presidentin Thaçi, diplomati amerikan u tregua i prerë për temat e mëdha që e presin Kosovën, duke konfirmuar përkrahjen për vendin tonë.
Ndihmëssekretari i shtetit kishte konfirmuar përkrahjen dhe mbështetjen e ShBA-ve edhe më herët gjatë ceremonisë së betimit të tij në këtë pozitë.
Kohë më parë zëvendësambasadori i Kosovës në ShBA, Frymëzim Isufaj, përmes rrjetit të tij në “Twitter” ka uruar Mitchell, ku ky i fundit i kishte konfirmuar diplomatit kosovar se ShBA-ja do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe duke paralajmëruar së shpejti do ta vizitojë vendin tonë.
/Gazeta Projekti/