Ndihmëssekretarja amerikane sjell të hënën një donacion në Prishtinë
Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Kristen D. Madison, do ta vizitojë Prishtinën më 18 mars, duke konfirmuar kështu se taksa nuk ka zbehur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Madisoni në Kosovë do të vijë me qëllim të dorëzimit të një donacioni për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.
Lajmi e ka bërë me dije Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
“Ndihmëssekretarja Madison në Prishtinë më 18 mars. Ndihmëssekretarja e Shtetit e ShBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, do të vizitojë Kosovën. Ndihmëssekretarja do të dorëzojë një donacion për Agjencinë Kosovare të Forenzikës”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së