Ndihmohen 250 familje skamnore të Ferizajt
28 maj 2019
| 15:48
Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj në bashkëpunim edhe me organizatën “Qatar Charity”, në prag të festës së Fitër Bajramit ka ndihmuar rreth 250 familje skamnore me pako ushqimore. Lista e familjeve të përzgjedhura për të ndihmuar është bërë nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Me këtë rast është vlerësuar tejet lartë kontributi i kësaj organizatë që ka ndihmuar këto familje në prag të festës së Bajramit.
Ndërsa familjet që kanë përfituar këto ndihma kanë falënderuar këtë organizatë dhe Komunën e Ferizajt që sadopak po i ndihmon me rastin e kësaj feste.
/Epoka e re/