Ndihmohet me 13 800 euro Lorik Fazliu nga Drenasi për shërim jashtë vendit

19 qershor 2020 | 12:49

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Muhamet Ajrullahu nga Gjilani, i cili me vetiniciativë ka grumbulluar përmes donatorëve vullnetmirë 13.800 euro për shërimin e Lorik Fazliut nga Drenasi i cili ka nevojë për shërimin jashtë vendit.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Muhamet Ajrullahu dhe gjithë donatorët të cilët kanë shprehur vullnetin për t’i ndihmuar Lorik Fazliut, pesëmuajsh, i cili është diagnostikuar me leukemi akute dhe ka nevojë për shërimin e tij jashtë vendit.

Edhe prindi i Lorikut, ka falënderuar donatorët të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar në shërbimin e tij jashtë vendit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga…