SpaceX shtyn lëshimin e ‘Falcon 9’ për ditën e shtunë, shkak moti i keq
Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, u shty për të shtunën për shkak të motit me stuhi dhe vetëtima.
Udhëtimi do t’i jepte fund një pauze nëntë vjeçare të NASA-s.
Fluturimi i tyre që tani pritet të bëhet të shtunën do të shënonte rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private.
Thank you to @NASA and @SpaceX for their hard work and leadership. Look forward to being back with you on Saturday!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 27, 2020
Ndiqni LIVE/ Pas 9 vitesh pauzë, NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori
SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori të mërkurën e 27 majit. Kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor nis sot misionin e parë me njerëz në bord.
Në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë amerikane hapësinore.
Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.
Për ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.
Po ashtu mund ta ndiqni ‘live’ në kanalin e NASA-s në YouTube të vendosur më poshtë:
Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë në plan të shkojnë në Cape Canaveral për të parë nisjen.
Lëshimi i anijes do të varet nga moti. Parashikuesit thanë se ekziston 40 për qind mundësi që misioni të shtyhet për shkak të stuhive në Florida. Nëse kjo ndodh, një mundësi e dytë për lëshimin e ‘Falcon 9’ do të ishte pasditja e së shtunës. /abcnews
"It was a great day for NASA, it was a great day for @SpaceX. I think our teams worked together in a really impressive way, making good decisions all along." Administrator @JimBridenstine explains why the scrub today was the best decision to keep the #LaunchAmerica crew safe: pic.twitter.com/MVV85ZFx42
— NASA (@NASA) May 27, 2020