
Ndizen 140 flakadanë në nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit
10 qershor 2018
| 21:28
Për nderë të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, janë ndezur 140 flakadanë lartë në Kalanë e Liqenit.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me rastin e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Ceremonia pritet të përmbyllet pranë Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ku do flasin kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.