Ndizen pajisjet e fitnesit në Hajvali – ende pa u funksionalizuar!
24 dhjetor 2022
| 23:04
Punën e ditëve të fundit të Komunës së Prishtinës, e cila ka ndërtuar një fitnes të jashtëm në oborrin e shkollës “Shkëndija”, e kanë shkatërruar sonte ende pa u funksionalizuar.
Një ose më shumë persona, të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin duke lënë mbrapa vetëm hi.
Një akt aspak i mirë, i cili i vë hije të keqe gjithë komunitetit dhe lagjes tonë.
Urojmë që gjeste të tilla të mos përsëriten më në lagjen tonë, derisa ftojmë organet e rendit që të hetojnë rastin.
Po ashtu, në këtë pjesë lagjes dhe oborrit të shkollës “Shkëndija”, kërkojmë nga komuna që të vendosë ndriçimin dhe kamerat e sigurisë, për të parandaluar veprime të tilla!
Keq – shumë keq!
(Faqja Hajvalia).